Mjeku shqiptar: Naim Murseli punonte në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi
Liridona Ademaj u vra 5 ditë më parë në Prishtinë nga persona të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë mori vëmendje më të madhe edhe nga aludimet që qarkulluan në media se shkak i planit të zi të bashkëshortit të viktimës ishte përftimi i siguracionit të jetës së 30-vjeçares në Suedi që arrinte një shifër prej 20 mln eurosh.
Mjeku okulist nga Suedia tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Abania se Naim Murseli punonte në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi ku çdo gjë është shumë e kontrolluar ndaj nuk mund të ndërmerrte kurrsesi një procedurë të jashtëligjshme.
“Përmes miqve Naimin e kam ditur kush është, por janë 500 km distancë dhe s’më ka rënë rasti ta takoj. Është njohur më shumë në Kosovës, ku ka bërë emër si këshilltar i Pacollit, ka dalë nëpër media. Në Suedi nuk është i njohur për ndonjë gjë. Unë nuk di asnjë aktivitet të komunitetit shqiptar ku ai të ketë marrë pjesë. Naimi ka punuar në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi de fakti që ka punuar aty kurrë nuk do kishte bërë diçka të jashtëligjshme në sigurimin e jetës”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë