Policët para të vërtetës! Eksperti tregon formularin që duhet të plotësojnë

5 Dhjetor 2023 | 12:13

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se efektivët e policisë të të gjitha niveleve do të plotësojnë një formular ku të vetëdeklarojnë të dhëna të rëndësishme.

Softa shpjegoi se formulari është i organizuar në 3 pjesë, dy nga të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Enchrochat.

“Është një formular që u deklarua nga Balla dhe që më në fund po gjen zbatim, po u shpërndahet të gjitha strukturave. Është i ndarë në tre zëra; të dhënat personale, nëse kanë përdorur aplikacionin SKY dhe nëse po, koha e përdorimit dhe nëse janë përdorur telefona të kriptuar. Vetëdeklarimi është një pakt ligjor që futet në dosjet e tyre dhe në rast se mund të konstatohet në rast të zbërthimit të këtij aplikacioni, përmes kësaj deklarate ata jo vetëm, përjashtohen nga policia e shtetit por procedohen penalisht. Është një mjet presioni apo përgjegjësie e kujtdo kur të firmosë një vetëdeklarim të tillë”, tha Softa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026