Ministrja Balluku hedh poshtë zotimet e PD-së për bursën energjetike: Është krijuar në tetor të vitit 2020

26 Shkurt 2021 | 19:04

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se premtimi i PD-së për të krijuar bursën energjetike është një premtim i momentit, pasi siç shtoi ajo, ky projekt është realizuar nga Partia Socialiste.

“Sigurisht se jam në dijeni dhe me thënë të drejtën jemi të habitur për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike. Bursa energjetike është krijuar, kjo është përshëndetur edhe nga aktorët e huaj, që na kanë mbështetur gjatë gjithë procesit. Kjo është krijuar në 23 tetor të vitit 2020. Unë nuk e di si mund ta premtojë z. Basha që do të krijojë bursën, e cila është krijuar tashmë”, tha ajo në Euronews Albania.

Sa i takon çmimit të energjisë elektrike, Balluku tha se PD-ja gjatë qeverisjes së saj ka rritur çmimin dhe ka abuzuar përmes vendosjes së fashave.  Ajo tha se PS-ja me reformën energjetike ka larguar fashat duke u dhënë fund abuzimeve në këtë sektor.

“Sa i takon uljes së çmimit të energjisë. Unë do doja të kaloja në një analizë se çfarë ka ndodhur nga 2005 dhe deri më sot.  Nëse ka pasur një qeveri, e cila e gjeti me 4.5 dhe jashtë fashës me 9 lekë dhe arritur deri në fund të qeverisjes së saj, ne e kemi gjetur me 7.7 lekë brenda fashës dhe 13.5 lekë kw/orë jashtë fashës, kjo është PD dhe unë realisht nuk e di se si z. Basha del tani edhe e premton pasi ata në tetë vitet e tyre vetëm kanë rritur energjinë elektrike. Që do të vijë dhe do ta ulë dhe do vendosë edhe njëherë fashat, të cilat kanë prodhuar vetëm abuzime. Kjo ka përfunduar njëherë e mirë me reformën energjetike qe ne kemi bërë dhe me vendosjen e këtyre fashave”, shtoi ajo.

Lidhur me akuzat e PD-së se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor çmimin e energjisë elektrike, znj. Balluku dha këtë përgjigje:

“Ne nuk e paguajmë më shtrenjtë energjinë elektrike, ne paguajmë importet qe kemi. Sistemi energjetik nuk është sistem i thjeshtë dhe nëse z. Basha kërkon të bëjë propagandë me xhepat e shqiptarëve,  kjo është një gjë që nuk na prek fare. Ajo që duhet kuptuar është se Shqipëria sot e kësaj dite i drejtohet importit për të përmbushur kërkesat energjetike të vendit dhe çmimi është përcaktuar sot nga importi, ndaj politika e kësaj qeverie ka qenë shtimi i kapaciteteve të prodhimit vendas”, tha ajo.

Ministrja gjithashtu tregoi projektet, që mazhoranca ka hartuar për të bërë diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë në vend.

“Ne kemi nisur prej kohësh dhe tashmë jemi në fazat e ngritjes dhe të ndërtimit të parqeve energjetike fotovoltaike, që janë një energji tjetër alterantive”, shtoi Balluku.

Lexoni gjithashtu: 

Përfitimet nga projekti për Portin e Durrësit, ministrja Balluku: Do nxitet turizmi dhe do rritet ekonomia e shkallës

Plani për Portin e Durrësit, Bylykbashi ngre shqetësimin: Po tentohet t’u merret shqiptarëve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026