Spahiu: Partia e Agron Shehaj duhet bashkohet me forcat e reja politike
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Agron Shehaj i ka kapacitetet politike dhe financiare për të krijuar një parti politike, dy elementë shumë të rëndësishëm në vitin 2023.
Nëse Shehaj do të vendosë të gjitha burimet financiare që disponon në dispozicion atëherë, sipas Spahiut, do të ketë shumë sukses, ndërsa nëse nuk i vendos do të jetë shumë e vështirë.
“Unë mendoj që krijimi i një force të re politike është më i mirë se konflikti për të përçarë një parti. Gjithmonë duhet vlerësuar një individ që merr kurajën për të ndërtuar një lëvizje të re politike. Kjo është një kurajë e jashtëzakonshme dhe në përgjithësi Shqipërisë i mungojnë lëvizjet e reja politike. Shqipëria nuk e ka atë luks që ka Kosova me 5-6 faktorë politikë, ashtu siç nxori Vetëvendosjen, larg dy forcave politike që ishte LDK-ja dhe PDK-ja dhe mendoj që Shqipëria gjithmonë duhet të tentojë për të krijuar forca politike,.” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi