Pengu i Bujar Kapexhiut: Si nuk e takova dot Mirush Kabashin
Aktori i madh Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare. Aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma, Mirush Kabashi që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Miqtë e tij, Bujar Kapexhiu dhe regjisori Ilir Harxhi ndanë në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Abania kujtimet me aktorin e madh.
Kapexhiu u shpreh se Mirush Kabashi ishte njëri që punonte shumë dhe do të mbetet në memorie si simbol i punës. Ai tregoi se kontakti i fundit me të ka qenë një telefonatë dhe se nuk ka mundur ta takojë.
“Ai merrte pjesë në filma, në skenë, në teatër me interpretime po aq origjinale, por ai i shtoi vetes recitimin. Sot ka pak aktorë që recitojnë. Mirushi e bënte në mënyrë të përkryer dhe të përditshme, nuk ngurronte kurrë kur e ftonin në aktivitete të ndryshme të recitonte. Hera e fundit ka qenë vetëm një telefonate, ai ndjehej optimist, se do bëhej më mirë. I thashë në telefon që do takohemi që të dhuroj librin me karikatura, ku ishte edhe ai, por ai iku dhe më vjen keq që nuk u takuam dhe ai nuk e pa atë libër”, tha Kapexhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:32 Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s’është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani
- 17:28 5 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes tyre edhe një nënë që u përpoq të shpëtonte djalin e saj
- 17:25 As pro as kundër! BE-ja refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës brutale të të nxehtit
- 17:22 Krizë politike në Iran?/ Polemika në Asamblenë e Ekspertëve për negociatat bërthamore dhe marrëdhëniet me SHBA-në
- 17:21 Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
- 17:16 Katër liqene, natyrë dhe ushqime bio! Funari, perla e fshehur e Elbasanit që po tërheq turistë nga Shqipëria dhe Europa