Dyfishohen çmimet e biletave për në Gjermani, shkak Kombëtarja
Shqipëria për herë të dytë në historinë e saj merr pjesë në finalet e një kampionati evropian, një arritje nga ku të gjithë dalin të fituar. Jo vetëm tifozët, por mbi të gjitha kompanitë e udhëtimit. Një ditë përpara hedhjes së shortit të kampionatit evropian, konkretisht në 1 dhjetor, biletat ishin me çmime normale.
Por nuk ndodhi e njëjta gjë pas shortit, ku për të prere një biletë vajtje-ardhje në Gjermani, me destinacion qytet ku luajnë kuqezinjtë, do të duhet të paguash më tepër se 500 euro. Kjo gjë ndodh vetëm për vendin organizator të kampionatit evropian, ku pritet qindra mijëta tifozë, ndërsa në vende të tjera si Italia, Franca, Holanda, çmimet janë krejt normale.
Gjatë viteve të fundit, konkurrenca mes kompanive të udhëtimit ka qenë e madhe, duke bërë që një pjesë e biletave të jenë low cost, por kjo gjë nuk funksionon gjatë eventit futbollistik në fjalë. Kujtojmë se Shqipëria gjatë kampionatit evropian do të luajë në fazën e grupeve në 3 qytete të ndryshme. Përballja e parë me Italinë do të mbahet në Dortmund, e dyta ndaj Kroacisë në Hamburg dhe e treta me Spanjën në Dusseldorf.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet