PISA 2022 “nxin” arsimin në Shqipëri, njohuritë e 15-vjeçarëve janë përkeqësuar

6 Dhjetor 2023 | 16:06

Arsimi në vendin tonë po rrënohet. Njohuritë  e 75% të 15-vjeçarëve shqiptarë në matematikë, lexim dhe shkenca janë përkeqësuar në 4 vitet e fundit.

Kjo faktohet nga rezultatet e Raportit të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022”, ku vendi ynë renditet i 62-ti, në nivel global mes 80 Vendeve, që përfshihen në testimin e iniciuar nga vendet Anëtarë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.

Adoleshentët shqiptarë, në testimin e njohurive për tre fushat kryesore janë renditur në vendet me “performancë të ulët” nën mesataren e OECD dhe përkrah tyre kanë të rinjtë nga Guatemala, Republika Domenikane apo Cambogia.

Nxënësit shqiptarë janë të parët në botë për rënien më të madhe në nivelin e njohurive të tyre në matematikë, lexim dhe shkenca.

Sipas rezultateve të PISA 2022, në matematikë ata morën 368 pikë, duke shënuar një rënie me 69 pikë nga testimi i fundit në 2018.

Në lexim humbën 47 pikë dhe në shkenca 41 pikë.

Shqipëria renditet shumë poshtë vendeve të rajonit, për nivelin e njohurive të 15-vjeçarëve, pasi Serbia pozicionohet në vendin e 38-të, e Mali i Zi renditet në vendin e 50-të.

Ekspertët janë të mendimit se kjo rënie drastike e Shqipërisë, nga viti 2018 në vitin 2022, krahas probleme në sistemin arsimor lidhet dhe me tërmetin e 2019, ku shumë shkolla u dëmtuan dhe u mbyllën, për tu pasuar me pandeminë e Covid 19 në vitin 2020 dhe 2021.

Situata aktuale e njohurive të 15-vjeçarëve në matematikë, lexim e shkenca është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa rezultate me të mira janë shënuar në vitin 2015, ku vendi ynë renditej i 51-ti mes 80 vendeve.

PISA është një studim ndërkombëtar i cili u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026