Futbollist shqiptar në akademinë e PSG. Anersi Vaka rrëfen ëndrrën e tij…
Të luash në një skuadër evropiane është ëndrra e çdo të riu shqiptar që është rritur me pasionin për futbollin. Njëri prej tyre është Anersi Vaka, i cili është pjesë akademisë së PSG, në Francë, një ndër shkollat më të mira të futbollit në Evropë.
“Luaj me PSG në Francë, me moshat 18, prej fillimit të këtij viti. Ishte një ëndërr që e kam pasur që i vogël. Synimi im i parë është që të luaj me moshat 19, sepse është mosha ku duket nëse një futbollist do ketë të ardhme apo jo”,-tha Anersi Vaka, futbollist.
17-vjeçari qëndroi për disa ditë në kryeqytet, aty ku po zhvillohen seleksionimet për skuadrat zinxhir të kombëtares. Falë kualiteteve të tij si sulmues, arriti të shkëlqente në paraqitjen testuese të tij.
“Unë për vete luajta pardje, bëra një ndeshje për një orë. Shënova një gol. Unë jam i lumtur për paraqitjen time, por e mira nuk ka fund”,-tha Anersi Vaka, futbollist.
Ashtu si çdo futbollist, synimi i Anersin është kombëtarja A, një ëndërr fëmijërie.
“Ëndrra e madhe është që luaj me kombëtaren A. Si çdo futbollist shqiptar ëndrra jonë është të luajmë me kombëtaren, do jetë emocion i papërshkrueshëm”,-tha Vaka.
Anersi Vaka është pjesë e PSG U-18, i afruar në këtë ekip si një golashënues dhe lojtar premtues për të ardhmen e kësaj skuadre.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë