Shtyhet seanca për Gërdecin, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin
Seanca e sotme në GJKKO për cështjet Gërdeci është shtyrë me kërkesë të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në kërkesën e tij Mediu shprehet se ai dëshironte të ishte i pranishëm ne seancën e sotme, por e kishte të pamundur për shkak të seancës për buxhetin në Parlament.
Seanca e radhës u la për në 14 dhjetor. Në seancën e radhës do të vijnë 7 dëshmitarë, mes tyre Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.
Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje