Raporti: 25% e nxënësve shqiptarë bullizohen, 31 % lënë orët e mësimit

7 Dhjetor 2023 | 16:44

Orët e mësimit në shkollat  shqiptare zhvillohen përmes zhurmës.

Në analizën që ekspertët e Raportit ndërkomëbëtar PISA 2022 bënë për vendin tonë, kanë vënë në dukje se 11% e nxënësve kanë raportuar se në shumicën e orëvemësimorë mësuesve ju duhet që të presin një kohë të gjatë që klasa të qetësohet për të zhvilluar mësimin. Kjo është dhe një ndër arsyet pse 15 vjecarët dolën dobët në testin e bërë në 2022.

Por sa të zhurmshëm, një pjesë e nxënësve shqiptarë janë edhe neglizhentë, ata shpesh lënë mësimin.

Sipas raportit, në vitin 2022, 31%  nxënëve, kishin lënë shkollën për një ditë gjatë 2 javëve që u realizua testimi, ndësa 44% e nxënësve në klasën e 9, kishin shkuar me vonesë në mësim.

Ekspertët kanë nxjerrë dhe një tjetër fakt shqetësues, bullizmin. 25% e 15-vjeçarëve bullizohen në shkolla, nxënësit e tallur shpesh ishin më të prirur të kishin lënë shkollën dhe të kishin performacë të dobët në mësime.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026