Kërcënimet e tre gazetarëve, Maqedonia e Veriut dënon veprimet agresive ndaj medias

15 Janar 2020 | 12:04

Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në pikëpyetje siguria e gazetarëve, teksa ka dënuar çfarëdo dhune dhe sulmi ndaj punonjësve të mediave.

Këto deklarata Spasovski i bëri pas sulmeve verbale dhe kërcënimeve në mediat on-line që u janë bërë tre gazetarëve.

Ai garantoi qytetarët e Maqedonisë së Veriut se do të punojë për të garantuar krijimin e hapësirës mediatike për formimin e paanshëm.

“Qëllimi i kësaj qeverie është krijimi i hapësirës mediatike për informim të paanshëm dhe objektiv të qytetarëve sepse vetëm përmes qytetarëve të informuar në mënyrë objektive, mund të ndërmerren veprimet e duhura për të ardhmen e vendit”, deklaroi z.Spasovski.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026