“Pisa” e “nxiu” arsimin shqiptar, ish-ministri: Nuk e prisja! Një faktor, pandemia

7 Dhjetor 2023 | 18:49

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, është shprehur se rezultati i “PISA-s” për arsimin në Shqipëri nuk ishte i pritshëm.

Komentet Tafaj i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se raporti i “PISA-s” e nxori shumë më keq arsimin në Shqipëri, në raport me raportet e një agjencie në vend që merret me këto statistika.

Ai tha se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e nivelit të arsimit në vend, përfshi edhe pandeminë Covid-19.

“Rezultati nuk ishte i pritshëm. Në Shqipëri është një agjenci që çdo vit prodhor raporte për arsimin. Në këto raporte në vitet e fundit kanë qenë raporte të mira, kanë rezultuar në një shkallë të mirë objektiviteti të gjitha problemet e arsimit. Nuk e prisja këtë resultat të “Pisa”.

Në raportin e 2021 që prodhoi Banka Botërore, thuhej që efekti i pandemisë bëri që diferenca në rezultatet e nxënësve të zonave rurale nga ato urbane, është thelluar edhe tre muaj të tjerë.

Pra nga 1,6 vite kishte shkuar në dy vite shkollore. Tani erdhën këto rezultate dhe këto nuk janë fare rezultate të mira.

Unë do të thosha që përveç pandemisë, ne duhet të konsiderojmë që ky brez i 15 vjeçarëve të tanishëm, ka filluar me një kurikul tjetër, domethënë në këtë testim matematika ka qenë në focus. Tani po testohet me Pisën dhe ne kemi ulje të aftësive të nxënësve”, është shprehur Tafaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026