Lela debat me Çanin: Kush është përfaqësuesi i opozitës që po lobon në Uashington
Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela ka debatuar këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” me gazetarin Arian Çani lidhur me lobimin që duhet të bëjë opozita për shqetësime të ndryshme të Shqipërisë jashtë vendit.
Nisur nga miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2024 në një seancë që zgjati vetëm 7 minuta, Çani tha se edhe opozita duhet të bëjë punën e saj e të lobojë fuqishëm në Uashington e në vende të tjera, për të drejtat e deputetëve që pretendon se po shkelen.
Alfred Lela tha se në fakt opozita e ka një përfaqësues të sajin në aktivitetin që po zhvillohet në Uashington.
Pjesë nga debati në studio:
Arian Çani: Pse opozita sot nuk ka dy apo tre figura që të shkojnë të lobojnë në Uashington, të rrinë atje mos të vijnë fare këtu. Të shkojnë e në dy tre kancelari në Europë.
Alfred Lela: Partia Demokratike ka prej disa ditësh një përfaqësues në aktivitetin që po zhvillohet prej disa ditësh në Uashington.
Arian Çani: Po pse se thoni?
Alfred Lela: Doni edhe emrin tani? Ka sekretarin e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Henri Cenon.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet