Arian Çani zbulon skenarin: Rama po bën atë që duhet, do të “rrokullisej” nëse…
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se në situatën ku ndodhet kuvendi kryeministri Rama nuk mund të tërhiqet.
Ai tha se në momentin që opozita ka nisur aksionin e saj çdo tërheqje e kryeministrit Rama do e dëmtonte këtë të fundit përballë opinionit publik, ndaj ai sipas gazetarit çani “po bën atë që duhet të bëjë”.
“Unë jam totalisht pro me këtë lëvizje që ka nisur opozita dhe them që pak po bën. Ndërkohë arrin ta justifikojë edhe pushtetin, edhe Ramën. Pra bravo i qoftë opozitës me ato mundësi që ka po bën këto, por do të dukej e paimagjinueshme që edhe Rama të tërhiqej për Komisionet.
Kjo nuk ndodh, kjo është një luftë nervash. Mendimi im është se Rama po bën atë që duhet të bëjë, nuk ka çfarë të bëjë tjetër, çdo tërheqje e Ramës do ishte një “zbythje” përballë opinionit publik dhe që në atë moment do të fillonte rrokullisja e tij. Ai këtë gjë nuk ka për ta pranuar kurrë”,-tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut