21 janari, Braçe në Kongresin e PS: Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin
Deputeti Erion Braçe mbajti fjalën në Kongresin e PS që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Teksa kujtoi vrasjen e katër protestueve më 21 janar në 2011, theksoi se ishte një pushkatin pa gjyq në mes të Bulevardit.
Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard.
Mes tjerash Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe.
“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.
Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.
Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq.
Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut. Prokuroria e Tiranës është tallur me hetimin”, tha Braçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë