1 pikë në 5 javë kampionat, Tottenham dështon në derbi

8 Dhjetor 2023 | 17:19

Një nisje sezoni perfekte, por dalëngadalë Tottenham i Postecoglu ka lëshuar terren duke zbritur me 5 pozicione në tabelë. Vetëm 1 pikë në 5 javët e fundit janë të paimagjinueshme për skuadrën londineze e cila u duk se do të rivalizonte ekipet e kreut, teksa të enjtes dështoi në derbin e Londrës.

Goli i parë përballë Ëest Ham erdhi nga Romero, ku dha idenë se vendësit do të merrnin një fitore pa vështirësi, por rezultoi e kundërta. Në pjesën e dytë, Ëest Ham përmbysi gjithcka në favor të saj, me golat e Boëen dhe Ëard Proëse. Me këtë triumf, ngjitet në vendin e 9 në tabelë, 3 pikë më pak se Tottenham.

Në sfidën tjetër të së enjtes, Evertoni mposhti në mënyrë surprizë Newcastlen. Pjesa e parë në Goodison park u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë vendësit u treguan perfekte, duke shënuar 3 herë. Golat erdhën nga Mcneill, Doucoure dhe Beto. Kjo fitore i shërben Evertonit të largohet përkohësisht nga fundi i tabelës, ndërsa sic dihet është dënuar me heqjen e 10 pikëve nga federata angleze e futbollit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026