Ndeshja e prapambetur në Superligë, Partizani ndalet nga Teuta në “Niko Dovana”
Ndeshja e prapambetur e Superligës shqiptare mes kampionëve në fuqi dhe Teutës është luajtur të enjten, ndërsa është mbyllur në barazim 1-1.
Një pjesë e parë më e mirë nga ana e djemve të detit, të cilët gjetën dhe avantazhin në minutën e 26’ me Peposhin. Në vijim tentativat rezultuan të pasuksesshme për vendësit, ndërsa në fraksionin e dytë Partizani i Abilaliajt u tregua më kërkues.
Keko do të ishte sërish shpëtimtar, ashtu si në derbi ku shënoi golin e barazimit. Në minutën e 76’ ai u shërbye mirë brenda zonës së rreptësisë, ku me portën thuajse bosh e ndali sferën në rrjetë. Me këtë barazim Partizani renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ndërsa është Egnatia skuadra që udhëheq garën me 33 pikë.
Në vendin e tretë vjen Tirana e më pas Skënderbeu, teksa aktualisht mbeten edhe 3 javë deri në fund të fazës së dytë. Sa i përket zonës së ftohtë, edhe aty gara vijon të jetë e fortë, ku skuadrat ndryshojnë javë pas jave. Në fundin e tabelës qëndrojnë durrsakët, në vendin e 9-të Erzeni dhe në të tetin Laci.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq