“Më parë paguaje të gjitha hallkat”- Tela: Si jepet ryshfeti në kupolën qeverisëse
Gazetari Andi Tela është shprehur se ka ndryshuar mënyra e të bërit korrupsion në Shqipëri, gjatë viteve të fundit.
Komentet Tela i bëri në “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se nëse më parë duhet të korruptoje të gjitha shkallët nga pak për të marrë një shërbim, tani mjafton të kesh kontakt me drejtuesit e lartë dhe të paguash ata në shumën që duan për ta arritur këtë gjë.
“Njerëzit, biznesmenët, tregtarët, nuk flasin për korrupsionin 50-mijë lekësh te mjekët, policët, çertifikatës, etj, por flasim për atë që na prish punë të gjithëve, korrupsioni në nivele të larta qeverisëse.
Nëse më parë ti duhet të paguaje çdo hallkë të sistemit për të marrë shërbimin, pra 5 lekë te roja, 10 lekë te specialisti, etj, tani ka ndryshuar, mund të paguash direkt te autoriteti shumën dhe të përfitosh atë që kërkon.
Kjo ndoshta mban të lartë atë idenë e korrupsionit. Korrupsioni është kudo, sepse është atje lart. Sado të luftohet korrupsioni në shkallët e ulëta, ti direkt do kesh kontaktin me pjesën lart. Pra në qeverisjen e PD ti duhet të paguaje çdo shkallë, këtu mbaron punë direkt me ata lart”, tha Tela.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut