Censusi i popullsisë në RMV, Selami: Rezultatet do të shpallen në pjesën e parë të gushtit

1 Mars 2021 | 12:00

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar faza e parë e censusit të popullsisë. Gjatë gjithë muajit mars, dhe deri më 21 prill, do të regjistrohet diaspora përmes një platforme online.

Për këtë çështje, Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit për Statistikë, që është institucioni që kryen regjistrimin e popullsisë, u shpreh në Euronews Albania nga 1 prilli deri 21 prill, do të regjistrohen edhe banorët rezidentë të Maqedonisë së Veriut.

Zoti Selami tha se shpreson që procesi të vijojë me sukses.

Ai u shpreh më tej se meqenëse procesi është online nuk do të zgjatë shumë. 

Ai nënvizoi se në pjesën e parë të muajit gusht do të shpallen edhe rezultatet zyrtare të këtij procesi.

Zv.drejtor i Entit për Statistiakt deklaroi se në Ballkan gjenden edhe mënyra për të politizuar këtë proces.

“Partia opozitare me e madhe maqedonase, disa parti të vogla opozitare dhe disa organizata të tjera thërrasin për bojkot, për mospranim, në themel për pengim të censusit, gjë që nuk bëjnë mirë për shëndetin e shtetit dhe të procesit të regjistrimit”, përfundoi Selami.

Censusi i popullsisë ka rëndësi të veçantë në Maqedoninë e Veriut, pasi një pjesë e të drejtave etnike të shqiptarëve bazohen në përqindjen që përbëjnë nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026