Komisioni Olimpik Mesdhetar/Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e lojërave 2030
Këtë të shtunë është zhvilluar pritja e bordit të Komitetit Olimpik Në Tiranë. Kryeministri Rama tha në pritjen e anëtarëve të Komisonit Olimpik Mesdhetar se do të mbështesë Kosovën për organizimin e lojërave olimpike mesdhetare për vitin 2030.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetarë të vitit 2030. Dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin në Shqipëri, në Prishtinë dhe në Durrës, do të jemi shumë krenar për vendimin që është marrë. E dimë që ky vendim nuk është shumë i lehtë për ju, por ju merrni vendime si njerëz të sportit se nëse do ishit njerëz të politikes nuk do ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim.
Gjithashtu kryeministri Rama u tha një këshillë anëtarëve të bordit, që pas takimit ata të dalin e të shijojnë Tiranën, pasi përveçse është një ditë e bukur, qyteti zbukurohet edhe nga atmosfera festive.
Gjëja e fundit që unë doja të thoja, dhe në fakt kjo është një thirrje shumë serioze. Ju lutem shijojeni këtë vizitë në Tiranë, mos rrini shumë në këtë mbledhje, dilni dhe shikoni qytetin, është një ditë e bukur dhe në Tiranë tani ka një atmosferë shumë të mirë”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë