“80-100 fasonë po hiqen nga puna çdo ditë”-aktivisti: Çfarë ka ndikuar
Aktivisti nga Qendresa qytetare Kolindo Vjerdha tha në “Good Morning Albanians” se në fasoneri po largohen nga 80-100 punonjës në ditë.
Ai tha se sipas studimit që ka kryer këto biznese janë ndikuar të gjitha nga zhvillimet ekopnomike që vendi ynë ka pasur, si rënia e euros, rritja e energjisë elektrike, e së fundmi rritja e pagës minimale do të ndikojë akoma më shumë te fasoneritë.
“Në një vit, ajo që mua më ka shtyrë të marr këtë studim, është fakti i ndryshimit nga viti i kaluar në këtë vit. Nëse vitin e kaluar ka pasur kërkime, se thanë se po kërkonin 20 mijë punëtorë, se kishin 20 mijë vende, por sot po largohen 80-100 punëtorë në ditë.
Këtë e ka sektori në përgjithësi. Nuk mund të dalim në element të veçantë, por nëse flasim për zhvlerësim të euros, rritjen e energjisë elektrike, nëse flasim për rritje të pagës minimale, kjo e prek gjithë sektorin, të gjitha palët preken njëlloj.
Çfarë mund të jetë kosto shtesë, është rritja e pagës minimale, por ajo ka qenë e rimbursuar, nga 1 janari e në vazhdim, kjo do i shkoj drejtpërdrejt biznesit”,-tha aktivisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
- 13:10 Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë