‘Duan të na përjshtojnë nga Kuvendi’, Luan Baçi: Metoda që po ndjekë mazhoranca

12 Dhjetor 2023 | 12:40

Deputeti Luan Baçi në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje me situatën në opozitë.

Ai theksoi se mazhoranca kërkon që të përjashtojë të gjithë deputetët nga Kuvendi duke përdorur metodën e përjashtimit me ditë.

Megjithatë sipas tij dhe për përjashtimin e deputetëve duhet të ketë një konsensus por sipas tij këtë gjë mazhoranca nuk e pranon.

“Rama gjithmonë e ka shkelë rregulloren, gjithmonë ka shkelë ligjet. Janë kthyer në robot  në kuptimin e plotë të fjalës. As nuk diskutojnë më por thjesht veprojnë në bazë të urdhrave që kanë marrë. Dje ishte Komisioni i Etikës, ku vetëm Bushka ishte aty që ulet në një zyrë a ty dhe merr vendime sipas shkresave që ja kanë bërë të gatshme. Edhe përjashtimi me 60 ditë dhe mundet ta kalojnë, pasi ndryshimi i rregullores do një consensus.

Rregullorja është një rregullore që jeton gjatë që do i shërbejë kësaj mazhorance. Këta  nuk mendojnë se do jenë ndonjëherë në opozitë. Këta e kanë shpallur veten si mazhorancë e përhershme. Kjo me 60 ditë bëhet me precedentë. Për arsye se ai do të përjashtojë 6-7 deputetë për 60 ditë, të enjten tjetër po kështu. I bie që brenda një muaj të mos ketë asnjë deputetë të opozitës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026