SPAK kërkoi arrestimin e Berishës, Bardhi: Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit

12 Dhjetor 2023 | 15:46

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e cilësoi provokim të rëndë ndaj opozitës vendimin për ashpërsimin e sanksioneve ndaj veprimeve të opozitës në Parlament.

Bardhi tha se opozita dhe Sali Berisha do votojnë pro çdo kërkese të SPAK që është në përputhje me kushtetutën.

“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim nga ky institucion. Shkresa që kemi lexuar nga media na kthen besimin që SPAK e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti. Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026