“Argita, fakt i kryer në krye të PD”, Kadilli: Në 20 fotografi del vetëm ajo…
Ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha po imponon në daljet publike të bijën Argita, të cilën sipas tij po e projekton për në krye të PD.
Kadilli u shpreh se kjo është e turpshme dhe e papranueshme për atë pjesë të demokratëve që kanë shkuar te rithemelimi me idenë për të rithemeluar PD, jo kullën e Berishës.
“Këtë e kam ditur me kohë, kush është marrë me politikë në PD e kanë ditur se pjesa servile e Berishës thoshin pse nuk vjen ta drejtojë Argita partinë. Ky është fakt dhe është shumë e rëndë për ata që mendojnë se bëjnë politikë. Dhe po të shohësh fotografitë që shpërndan PR e PD, në 20 fotografi është Argita. Po mirë po le t’ia lërë partinë se të tijën e ka, berishiste është ajo që është atje. Unë nuk e kam hallin me berishistët, e kam me ata që kanë menduan se po rithemelojnë PD kur kanë shkuar te Rithemelimi, jo po ringrenë kullën e Berishës”, tha Kadilli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij