Çështja e Liridonës “në dorë” të prokurores serbe, avokati: Kupton shqip, por s’flet

13 Dhjetor 2023 | 09:53

Avokati Arbër Jashari tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se zgjedhja e prokurores serbe Javorka Perlinçeviç për çështjen e Liridonës, ka qenë si pasojë e shortit.

Ai tha se nuk dyshon në aftësitë profesionale të prokurores, por fakti që ajo nuk flet shqip, mund ta vështirësojë seancën pavarësisht se ajo do jetë gjithnjë e shoqëruar nga një përkthyes.

“Në parim është sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëvce. Duke qenë se në Kosovë më parë ka pasur shumë  parregullsi në ndarjen e lëndëve, ndërsa tani ndahen përmes sistemit elektronik. Në momentin që regjistrohet, lënda i kalon prokurorit, pas një lloj shorti. Në këtë rast prokurorja serbe është prokurorja e rregullt e çështjes së Liridonës.

Sa i përket anës profesionale, më kanë thënë se është prokurorie e zonja dhe e zgjuar, ajo është për departamentin e krim eve të rënda dhe ka përgatitje profesionale.

Sa i përket a flet shqip, kam kuptuar që ajo kupton shqip mirë, por nuk flet shqip rrjedhshëm dhe gjithë vendimet duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve, kjo e vështirëson çështjen, gjithashtu kur të ketë debate gjyqësore, e gjithë procedura do të zhvillohet në shqip, e ajo do jetë i vetmi person që nuk do kuptojë, pasi jo gjithçka thuhet nga përkthyesi e transmetohet në mënyrë besnike.

Në mendimin tim do duhej të gjendeshin modalitete që të gjendej një prokuror që fliste shqip”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024