Policia e Kosovës publikon foton e grabitësit në Suharekë: Na ndihmoni ta gjejmë
Policia ka publikuar foton e shtetasit Korab Zeqir Gashit, i cili rezulton i shpallur në kërkim për grabitjen e datës 22 nëntor, ku persona të armatosur vodhën një argjendari dhe në largim e sipër hapën zjarr ndaj policisë.
8 ditë pas ngjarjes së rëndë policia e Kosovës, arrestoi dy prej grabitësve, ndërkohë që një i tretë mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ku u plagos dhe një polic.
“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur më datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.
Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
“Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: [email protected]”, nënvizon policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)


