Garda s’lejon deputetin të futet në Parlament/ Sula: S’jam i përjashtuar! Çmenduri!

14 Dhjetor 2023 | 09:41

Kanë nisur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë ndërkohë që pritet të nisë seanca e ditës së sotme. Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të hynë në parlament, por nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Gjithashtu nuk është lejuar të futet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë as Dashnor Sula, i cili nuk është përjashtuar.

“Shikoni çfarë ndodh, kjo është fytyra e pushtetit. Këtu as opozitë as parlament nuk ka më. Të kërkosh të futesh në vend të punës, e mos të lejojnë kjo është çmenduri”,-tha deputeti Dashnor Sula.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Përjashtimi i tyre është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026