“Fola troç me Osmanin dhe Brnabiç”, Rama: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë më tutje

14 Dhjetor 2023 | 12:57

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek Samiti i mbajtur të mërkurën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij Rama tha se në samit kishe folur troç me kryeministren e Serbisë dhe presidenten e Kosovë lidhur me punën që duhet bërë nga të dyja palët për përmirësimin e raporteve dhe të vazhdojnë më tej në rrugën evropiane.

“Po ashtu i jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të republikës së Kosovës në tryezë dhe kryeministrit të Kosovës në mungesë, si edhe presidentit të Serbisë në mungesë me të njëjtën gjuhë troç, që Kosova nuk ka asnjë arsye mbi të gjitha ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë duke u sjellë siç është sjellë për një kohë të caktuar. Është humbje jo vetëm për Kosovën por dhe rajonin që e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë. Tani është koha që Kosova të vijojë më tutje e të ndërtojë qasjen me themelin e ri që ka vënë me hapin pozitiv duke pranuar, pas një kohe të gjatë por nuk ka më rëndësi kjo, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu i hap rrugë restaurimit të besimit të dëmtuar të miqve dhe aleatëve por dhe përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ardhmen e Kosovës”, tha mes të tjerash Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

“Çështjet bilaterale, larg negociatave me BE”,Rama: Me Greqinë do thellojmë miqësinë

Gazetari: Kurti më populist sesa Edi Rama, më i dashur nga të rinjtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026