Berisha: Brukseli karton të kuq Ramës për mungesën e dialogut me opozitën
Sali Berisha tha në një konferencë për mediat të enjten se refuzimi i BE për çeljen e kapitujve me Shqipërinë i faturohet politikës destruktive të Edi Ramës me opozitën.
Sipas Berishës, falë qëndresës deh akteve të grupit parlamentar të PD, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv.
“Falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Por ai ka zgjedhur rrugën tjetër. Pra, nuk ka asgjë më të rëndësishme në deklaratë sesa pika e parë. Pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt. Natyrisht me qartësi të kristaltë e ka shprehur në një hark kohor 1-mujor qëndrimin e vet, Komisioni Europian, qoftë me raportin për Shqipërinë, qoftë me deklaratën direkt të zyrës së zotit Borrel për zhvillimet në parlamentin shqiptar”, tha Berisha.
Kreu i Rithemelimit shtoi më tej se është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare.
“Të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare. Nuk ka integrim me Edi Ramën. Lexoni shtatë pikat. Asnjëra nuk mund të realizohet nga ai. As më e thjeshta që është censusi”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët