‘24 shtatori goditje për KFOR’, Eksperti tregon strategjinë e NATO për BP
Eksperti i Sigurisë Drizan Shala foli për NATO-s dhe rolin e saj në Kosovë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sipas konstatimeve duhet të kemi shtim të trupave të për të mbështetur policinë e Kosovës.
Sipas tij Britania e Madhe ka ngritur nivelin e saj të gatishmërisë por njëkohësisht, italianët kanë rimodeluar konceptualisht qëllimin e tyre në Kosovë.
Më tej ai tha se NATO mund të shtojë trupat në Ballkanin Perëndimor.
“Fjetja e faktorit ndërkombëtar në kontekstin e zbatueshmërisë së mandateve në Republikën e Kosovës, është bërë me dije se 24 shtatori ishte një goditje për KFOR, respektivisht për NATO-në që nuk ishte në gjendje ta monitorojë dhe të vëzhgojë hapësirën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë dhe si rezultat i saj, në nivelin e lartë strategjik të NATO-s është konstatuar se duhet te kemi shtim të trupave të caktuar për të mbështetur policinë e Kosovës.
Britania e Madhe tani ka ngritur nivelin e saj të gatishmërisë por njëkohësisht, italianët kanë rimodeluar konceptualisht qëllimin e tyre në Kosovë. NATO në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe pozicionimin e saj në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, është duke kalkuluar qëndrimin e përhershëm të një komponenti stabile operacionale që mund të arrijë deri në 5 mijë trupa për të mbështetur interesat e NATO-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush