Rekrutimi në FA, dhjetëra të rinj të bashkisë Dimal aplikojnë për t’u bëhen pjesë
Në bashkinë Dimali u zhvillua aktiviteti “Dita e hapur” ku Forcat e Armatosura kanë nisur rekrutimin e të rinjve pranë FA. Ky aktivitet gjithashtu konsiston edhe në promovimin e mjeteve luftarake të forcave ajrore e tokësore, si dhe emergjencat civile.
“Ne vazhdojmë të jemi në fushatën e rekrutimit e cila vazhdon deri në datën 9 janar të vitit 2024, shohim një tendencë në rritje të të rinjve, sidomos nga qyteti i Beratit ka shumë të interesuar për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura”, tha Major Denisa Pëllumbaj
Kryetarja e Bashkise Dimal dhe deputeti i zonës vlerësuan nismën e FA për rekrutimin dhe mundësinë që ju jepet të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
“Kjo është një risi, hera e parë që ndodh një promovim i tillë dhe një promovim për rekrutimin në ushtri, dhe unë desha t’u drejtohem të gjithë të rinjve që kjo është një mundësi për ta, e cila jo vetëm sepse sot është një mundësi punësimi, por dhe për faktin që ata bëhen edhe më të përgatitur”, u shpreh Juliana Memaj kryetare e bashkisë Dimal.
Kolonel Gezim Marku vlerëson se shumica e të rinjve që po bëhen pjesë e rekrutimit orientohen drejt njësive operacionale.
Qarku i Beratit renditet si një ndër qarqet me më shume rekrutime në këtë fushate ku dhe qyteti i beratit mban numrin më të lart të rekruteve të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik