Spahiu: Foltorja do shkrihet në 2025 dhe do i bashohen PD së Lulzim Bashës

17 Dhjetor 2023 | 17:37

Analisti Kreshnik Spahiu, tha se disa deputetë të PD-së nuk do i ndahen “Foltores” deri në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi në vitin 2024 grupimi politik i PD-së do të shkatërrohet duke shtuar se do e kenë të vështirë garën në vitin 2025.

“Nuk i kuptoj grupet e deputetëve në piruetat dhe turbulencat e tyre politike që mbajnë qëndrime ekstremisht të kundërta. Këta kanë llogarinë e tyre, me shpresën që Berisha t’i fus në listën e deputetëve.

Duke qenë se Basha i ka larguar nga partia e tyre, duke qenë se nuk kanë peshën të formojnë një parti politike, e vetmja gomone është foltorja. Ata nuk do i ndahen foltoren deri ditën që do e shikojnë që nuk kanë shpresa për t’u bërë deputetë. Po ta vini re, ka një lloj rritje të PD-së zyrtare. Mendoj viti 2024 do të shkërmoq tërësisht këtë grupim politik dhe do e kenë shumë të vështirë garimin në vitin 2025”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026