Biletat në kampionatin evropian, sa do të jenë në dispozicion për Shqipërinë?

17 Dhjetor 2023 | 18:19

Pas një kualifikimi perfekt, sfidat u rikthyen shumë shpejt për Shqipërinë. Më 2 Dhjetor njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në finalen e kampionatit evropian.

Italia, Kroacia dhe Spanja janë tre skuadrat me të cilat Shqipëria do të masë forcën dhe të synojë kalimin më tej.

“Tashmë jemi në një kompeticion, akoma më të vështirë dhe ekipe më të forta. Urojmë që t’i kemi të gjithë  futbollistët mirë dhe të bëjmë sa më mirë. Të kënaqim ato që do vijnë dhe të gjithë ato që do na ndjekin përmes ekranit. Urojmë të shkojmë  më tej dhe të mos e përfundojmë kampionatin. Jemi në një sfidë të vështirë por të bukur”-tha Armand Duka.

“Të tre ekipet  janë super kualitet. Dhe forma e tyre më e dobët na konkurron ne. Duhet të shkojmë me besim”-tha Skënder Gega.

Mes tjerash Armand Duka tregoi se 50% e biletave do të jenë në shitje të lirë në stadium duke shpresuar se do të ketë një mbështetje të gjerë nga shqiptarët.

“Jam i sigurt se do kemi shumë mbështetje në Gjermani, shumë shqiptarë janë të interesuar për ta mbështetur ekipin kombëtar në Gjermani. 50% e stadiumit janë në shitje të lirë. Kështu që shqiptarët do të kenë mundësi për të shfrytëzuar këtë kontingjent që është në dispozicion të tyre, por jam shumë i sigurt që do marrin nga ato që janë në shitje të lirë dhe nuk do na mungojë mbështetja. Do jemi nga kombëtaret me më shumë tifozë atje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026