Shaip Kamberi merr mandatin si deputet në Kuvendin e Serbisë
Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.
Ai ka thënë se nga rezultatet që disponojnë kanë fituar rreth 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë shumimit për pakicave, do të kenë mbi 13 mijë – që thotë se janë të mjaftueshme për ta fituar një mandat.
Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik.
Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.
Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanovcit.
Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik.
Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare garuan me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së