Avokatët e Berishës kërkojnë pezullimin e seancës në Këshillin e Mandateve
Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit pezullimin e seancës ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për masën e arrestit.
Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe specifikisht për nenin 73.
“Kjo çështje ka filluar më parë, odiseja e masave të sigurimit, jo procedimi dhe çdo rezultat i atij procedimi ka filluar në muajin tetor. Masat e mëparshme janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO.
Kjo prokurori i është drejtuar gjykatës ndërkohë që Berisha është deputet i Republikës së Shqipërisë.
Ne do të paraqisim një vendim që masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” është dhënë me autorizimin e Kuvendit. Është vendimi 104 të vitit 2017 që bëhet fjalë për ish-deputetin Saimir Tahiri dhe në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizimin dhe për masat e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance dhe unë dua t’ju shpjegoj pse e kërkojmë. Ju mund ta merrni vendimin, por ne duhet ta shpjegojmë. Kërkojmë të pezullohet seanca deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nenin 73”, tha Gjokutaj.
Por kërkesa e avokatit të Berishës nuk është pranuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Në padinë e depozituar nga 1/5 e deputetëve në kushtetuese në datë 14 dhjetor në lidhje me Berishën kërkohet:
1.Kërkohet interpretimi përfundimtar i nenit 73 pika dy.
2.Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet SPAK dhe Kuvendit
3.Konstatimin e papajtueshmerisë të masave shtrënguese që janë marrë ndaj Berishës per detyrim me paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, pa marrë më parë vendimin e kuvendit.
4.Pezullimin e masave shtrënguese ndaj Berishes deri kur gjylata kushtetuese te shprehet me nje vendim përfundimtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut