Vendimi i Këshillit të Mandateve, PD: Berisha s’mund të fshihet pas mashtrimeve!

18 Dhjetor 2023 | 22:18

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Përmes zëdhënëses Mirela Karabina, PD thotë se ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të çdo personi që ka kërkuar SPAK dhe të njëjtën linjë do të mbajë edhe për Berishën.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Berisha nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere.

Sipas PD, ka dy vjet që e mban peng e përçan dhe e sulmon PD, vetëm e vetëm se nuk arriti ta bëjë mburojë të halleve të veta.

Deklarata e Karabinës:

PD ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK dhe do ta bëjë këtë për çdo kërkesë që do të vijë nga SPAK.

Jo vetëm kaq, po ne kemi dërguar në Parlament kërkesën që çdo deputet të heqë dorë me vullnet të lirë nga imuniteti. Askush nuk mund të ketë asnjë mburojë përballë drejtësisë, as siç po bën Sali Berisha sot, e as siç bëri Arben Ahmetaj që i iku drejtësisë.

Sali Berisha nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere. Ka dy vjet që e mban peng e përçan dhe e sulmon PD, vetëm e vetëm se nuk arriti ta bëjë mburojë të halleve të veta.

Sot është e qartë para çdo shqiptari se për çfarë e luftoi Sali Berisha, Partinë Demokratike; për hallet dhe interesat e tij personale.

Lufta dhe halli i tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë halli i PD.

Mashtrimet e financuara me paratë e krimit të korrupsionit, nuk e ndihmojnë dot Sali Berishën. Ai duhet t’i zgjidhë vetë hallet e tij me drejtësinë, të lërë mashtrimet dhe të shkojë të sqarojë akuzat ndaj tij.

Kush i ka shërbyer Edi Ramës është shpërblyer me kullën më të lartë në Ballkan, në mes të Tiranës, me tendera e leje për resorte në bregdet.

PD do të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar, përfshirë dhe Edi Ramën.

Një gjë është e sigurt: Aleanca e kullave nuk do ta mbajë dot peng PD-në.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026