Eksperti i sigurisë: Shkodra shquhet për konflikte dhe zgjidhjen e tyre me armë

19 Dhjetor 2023 | 08:06

Eksperti i sigurisë Fation Softa foli në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku i plagosur mbeti Aleksandër Curraj.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se Shkodra shquhet për konflikte dhe zgjidhjen e tyre përmes armëve.

“Në këtë ngjarje duhet të hidhet dritë vetëm mbi personin që ka përdorur armën, sepse Shkodra shquhet për konflikte dhe zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet armëve. Të gjithë sherret shtrihen në të gjithë zonën”-tha ai.

Më tej shtoi se agresori ishte i armatosur pasi dhe nga vendi i ngjarjes u largua i qetë, e madje me biçikletë.

“Aleksandër Curraj ishte punonjës i sigurisë, dhe punonjësit e sigurisë pajisen me leje ushtrimi profesioni  dhe sit ë ti lla ata janë të kontrolluar nëse janë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Ata marrin një vërtetim personaliteti. Nga kjo anë mundësia për të qenë një person i përfshirë në probleme është më e minimizuar. Ndërsa për personin që përdori armën, nëse qarkullon me armë do të jetë mënyra e jetesës së tij sepse nuk është se ka gjetur armën për një konflikt të tillë po ka lëvizur bashkë me armën për shkak të borxheve. Ai nuk mund të ikte me biçikletë në mes të qytetit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024