“Ushtaraku do ketë trajtime të veçanta”, Peleshi: Rrogat do rriten vit pas viti

20 Dhjetor 2023 | 11:37

Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij që ka mbajtur është shprehur se rritja e pagave të ushtarakëve do të bëhet çdo vit.

Ai theksoi se për ushtarakët do të ketë trajtim shtesë për vështirësi pune dhe specialitete të veçantë.

Gjithashtu ai tregoi dhe përfitimet e tjera që do të kenë ushtarakët, ku përfitojnë dhe fëmijët dhe bashkëshortet.

“Dua të përmend shkurt disa nga trajtimet e veçanta të ushtarakut. E fillojmë me rritjen 40% të vitit të kaluar të pagave. Kjo rritje të vazhdojë deri sat ë shkojmë në mesataren e vendeve të hapësirës së NATO-së. Do kemi  trajtim shtesë për vështirësi pune dhe specialitete të veçante. Në raste sëmundje fatkeqësish natyrore për vete dhe familjarët ushtaraku fiton ndihmë të menjëhershme.

Ushtaraku trajtohen me pagesë papunësie për bashkëshorten në rastin kur humbin vendin e punës për arsye emërimi jashtë vendbanimit të tyre. Gjatë kohës që emërohen në detyrë jashtë vendi, fëmijët nën 18-vjeç si dhe bashkëshorti apo bashkëshortja e personelit të emëruar jashtë përfitojnë trajtim financiar. Ushtarakët tanë trajtohen me trajtim mjekësor në raste të veçanta, të vështira në vende të NATO-së dhe kryesisht në Turqi ku kemi një marrëveshje për të trajtuar 100 ushtarakë çdo vit”-tha Niko Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026