Kreditë e favorshme/ Rama: Është vetëm fillimi! Vitin tjetër, më shumë përfitues
Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë se tashmë po materializohet edhe një program tjetër, i cili do të sjellë lehtësi në familjet e reja me paga mesatare që të kenë mundësi të blenë një banesë.
Ndërkohë që ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama u shpreh se ky është vetëm fillimi, ndërsa shtoi se vitin tjetër do ketë mundësi për zgjerim të numrit të përfituesve.
“Më vjen mirë që më në fund materializojmë edhe një tjetër program në funksion të ushtarakëve të punonjësve të policisë dhe të mjekëve. Program themelor për perspektivën e çdo vajze e djali, në krijimin e familjes apo në nevojën për t’i dhënë një familjeje të re mundësinë e një shtëpie. Nuk është e lehtë për ata që janë me paga të sektorit publik apo privat dhe që kanë paga mesatare.
Njerëzit që punojnë për shërbimin publik, kanë nevojë të shikojnë perspektivvë. Unë i kuptoj të rinjtë që deri para pak kohësh e shikonin të vështirë perspektivën në Policinë e Shtetit dhe në forcat e armatosurave. Për këtë arsye veç rritjes së pagave, se ushtria jonë ishte më e keqpaguara e NATO-s dhe rajonit, sot është në nivelin më të lartë të pagave në rajon, dhe synimi jonë është ta çojmë në mesataren e NATO-s.
Ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja, me të gjitha interesat e marra nga shteti. Është një program që e bën të mundur, atë që pa këtë program është shumë e pamundur. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes panorama ndryshon tërësisht. Ky është vetëm fillimi, vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do kemi mundësi të zgjerojmë numrin dhe të gjithë ju do keni mundësi të bëheni me shtëpinë tuaj. Kjo gjë vlen edhe për mjekët”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut