Rama: Në 2024 paga mesatare në sektorin publik do jetë 900 euro, thirrja për mjekët
Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa është ndalur te largimi i mjekëve në Gjermani është shprehur se ata përveç pagave duhet të krijojnë dhe perspektiva në vendin tonë.
Ai theksoi se vitin tjetër paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro.
Më tej ai shtoi se kush investon në Shqipëri do i kthehet duke nënvizuar faktin se në vendin tonë ka shpresë duke qenë se dhe leku është forcuar për shkak të ekonomisë.
“Tarifa e plotë, ajo që është vendosur nga rektorati, nuk është ajo e vërteta. Këtu nuk dua të hyjë. Për ne është e rëndësishme dhe për mjekët e rinj që përveç pagave të krijojnë perspektiva. Dh për mjekët që krijojnë familje ne do të përdorim këtë instrument, në mënyrë që të kenë mundësi që të blejnë shtëpi. Vitin e ardhshëm, paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të jetë 900 euro. Këto që po bëjmë sot, nuk janë gjëra që ne nuk mund t’i bënim më parë, por janë gjëra që sot mund t’i bëjmë. E kam thënë në mënyrë të përsëritur që duhet të zgjerojmë mundësitë në mënyrë që t’u japim të gjithëve mundësi. Jemi në një fazë të re të ekonomisë së vendit.
Kush investon për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vet, kjo është e sigurt. Krahasimi i tabelës pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen, të shërbejë këtu si mjek apo të shkojë atje të bëhet murator është një krahasim gënjeshtar. Ka një diferencë shumë të madhe, por është një krahasim gënjeshtar. Ajo paga shumë më e lartë në Gjermani, kur krahasohet shifër me shifër nuk t’i tregon të gjitha. Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe nga një hap para dy hapa mbrapa. Shikojeni lekun sot dhe të tjerat mund të merren me dyshim. Lekun nuk e forcojnë fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë, as planet e partisë, lekun e forcon ekonomia. Të gjitha këto janë arsye për të pasur besim, shpresë për të jetuar në këtë vend”-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West