Në 2022 rritja e pagës reale më e ulët se shtrenjtimi i çmimeve
Paga mesatare mujore bruto u rrit me 8.2% vitin e kaluar, por teksa niveli I inflacionit ishte 6.7%, rritja reale në rang vendi ishte në fakt vetëm 1.5%
Sipas të dhënave të INSTAT, nga 12 qarqe, 9 prej tyre u janë rritur pagat më pak se vlera e shtrenjtimit të shportës së konsumit, duke implikuar kështu që në fakt paga reale ka pësuar rënie krahasimisht me vitin 2021.
Presionet mbi tregun e punës duket se nuk kanë pasur efekt tek ndryshimi i pagave, që në shumicën e qarqeve të vendit kanë pasqyruar vlera të ulëta ndryshimi.
Rënie më të madhe ka pasur qarku i Kukësit, ku pagat u rritën vetëm 2.7% por krahasuar me impaktin e inflacionit të lartë, ato zbritën me 4%.
Rritje reale të pagave pësuan vetëm qarqet e Tiranës dhe Durrësit, ku pagesa mesatare u rrit përkatësisht me 11 dhe 9 % dhe krahasimisht me inflacionin, në Durrës për 2022 u rrit vetëm me 4.3% dhe në Tiranë 2.3%.
Paga mesatare në rang vendi për vitin e kaluar ishte 61.898 lekë. Qarku i Tiranës renditet i pari në vend për pagesa më të larta, mesatarisht prej 69.743 lekë.
Ndërkohë, Shkodra dhe Lezha kishin rrogat më të ulëta afërsisht 49.223 lekë dhe 49.711 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat