Avokati: Të kryhet një hetim i plotë, të gjendet si hyri arma në burg
Problemet e sigurisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija. Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun.
Avokati Redi Ramaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ministri i Drejtësisë duhet të dorëhiqet pas ngjarjes në burgun e Peqinit që ka cenuar rëndë sigurinë.
Avokati kërkoi një hetim të plotë nga ana e prokurorisë në mënyrë që të gjendet mënyra si ka hyrë arma në ambientet e burgut.
“Emaili tregon se drejtori i burgut ka gjetur një situatë jo normale në këtë burg. Unë jam për një hetim të prokurorisë jo si herët e tjera, të kryhet hetimi që të zbardhet skema si ka hyrë arma në burg. Mosfunksionimi i kamerave dhe skanerit është drejtpërdrejt përgjegjësi e drejtuesve që e kanë menaxhuat atë institucion ndër vite. Është përgjegjësi politike, duhet të kishim një dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, që është përgjegjës drejtpërdrejtë për institucionet e vuajtjes së dënimit. Reagimi i ministrit ishte krejt jashtë moralitetit, në çdo vend tjetër pas ngjarjeve të tilla ka pasur dorëheqje”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)