Si u çmontua dhuna në protestë? Lita: Shërbimet partnere informuan deputetët
Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se votimi në Kuvend për imunitetin e Sali Berishës, nuk ishte parashikuar të ndodhte kaq qetë.
Ai tha se më herët kishte pasur rrjedhje informacioni që skenarë dhune ishin përgatitur nga Rithemelimi, por kur këto skenarë u zbuluan gjithçka vazhdoi më qetë.
“Sot u krye një formalitet nga Kuvendi, pasi Komisioni i Mandateve dhe imuniteteve miratoi dy relacione, një të partisë socialiste dhe një të partisë demokratike zyrtare. Sot u krye një informalitet, por vatrat që mendonin grupi i Rithemelimit për të ndezur te SPAK-u te Kuvendi dhe jashtë saj nuk ndodhi.
Shërbimet partnere informuan deputetët dhe kryetarët e grupeve për një skenarë dhune që ishte përgatitur dhe me zbulimin e këtij skenari, grupi i rithemelimit, ka hequr dorë nga këto akte dhe sigurisht gjithçka më pas ka shkuar në një formë më të qetë dhe më normale, në atë ambient”,-tha gazetari Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta