Sarajeva shpall gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit

21 Dhjetor 2023 | 12:14

Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 16-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten në orën 11:00, sipas AirVisual.

Vetëm Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është renditur si vendi i nëntë më i ndotur në botë të enjten.

Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.

Problemi më i madh është përqendrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit prej PM 2.5, pasi në ajër kishte 245 mikrogramë për metër kub, që është 49 herë më shumë se sasia e toleruar nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një përqendrim i tillë i këtyre grimcave të pluhurit kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.

Për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit dhe rekomandimeve fillestare për banorët që të qëndrojnë sa më pak jashtë, Qeveria e Kantonit të Sarajevës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për katër komunat që përbëjnë qytetin e Sarajevës.

Kjo do të thotë ndalim i qarkullimit nëpër qytet për automjetet me motorë EURO 3 dhe, kur është e mundur, mbylljen e të gjitha objekteve që ndotin ajrin duke emetuar pluhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026