A do ta kryejë masën e arrestit brenda selisë së PD?- Ja si përgjigjet Berisha

21 Dhjetor 2023 | 16:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita do të bëjë gjithçka për t’i dhënë përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas votimit në Kuvend të heqjes së imunitetit ndaj tij.

Teksa u pyet jashtë selisë së PD se “nëse gjykata do të vendosjte masën ‘arrest shtëpie’ për të, do ta kryente këtë në shtëpinë e tij apo në selinë e PD”, Berisha tha se kjo çështje do të diskutohet me avokatët.

Ai tha gjithashtu se është në të njëjtën linjë me deputetët demokratë, të cilët sipas tij, e kanë aprovuar kërkën e tij për protesta.

Prononcimi i kryetarit Sali Berisha tek selia e Partisë Demokratike:

Sali Berisha: E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe sheh, sheh një bandë antikushtetuese në veprim. Kjo është e vërteta.

Pyetje: Cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë PD…

Sali Berisha: Partia Demokratike do të marrë çdo masë për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.

Pyetje: Keni zhvilluar takime me deputetët sot, çfarë këshillash i keni dhënë, për çfarë diskutuat.

Sali Berisha: Bisedat private nuk mund të jenë objekt. O sot o kurrë, kjo është motoja.

Pyetje: Cili ishte reagimi i deputetëve, a e aprovuan këtë kërkesë tuaj…

Sali Berisha: I shkëlqyer, i shkëlqyer.

Pyetje: Nëse gjykata merr vendimin për arrest në shtëpi apo në seli…

Sali Berisha: Çështje që do të diskutohet me avoketërit

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026