“Shqipëria s’e vuri ujin në zjarr për fruthin në 2018” – Mjeku tregon çfarë ndodhi
Ka pasur 30,601 raste të konfirmuara të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore midis janarit dhe 5 dhjetorit 2023, nga 909 gjatë gjithë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 3266 për qind të rasteve të sëmundjes së parandalueshme me vaksinë, paralajmëron UNICEF.
Të dhënat tregojnë gjithashtu për një tendencë përkeqësimi më të fundit pasi shkalla e rasteve të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore pothuajse u dyfishua midis tetorit dhe nëntorit 2023.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Shqipëria nuk mori masat e duhur për epideminë e fruthit në vitin 2018.
“Para dy javësh Rumania shpalli emergjencën sepse u ka rënë vaksinimi njësoj siç na ka rënë ne. Në 2018 Shqipëria ka raportuar 1464 raste. Rumania që ka 10 fish më shumë popullatë me 2 mijë raste vë alarmin sepse është për t’u vënë, ndërkohë që ne nuk e vumë shumë ujin në zjarr. Kjo do të thotë që vaksinimi po bie”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest