Kërkesa për heqjen e imunitetit të Berishës, avokati: Ishte shumë e thatë
Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se kërkesa e formuluar në Komisionin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, ishte shumë ‘e thatë’, me vetëm 5 faqe.
Komentet Cakrani i bëri në një intervistë në “Euronews Albania”, ku tha se arsyetimi i vetëm për këtë kërkesë ishte se kishte një vendim gjykatë, që sipas avokatit, nuk mund të merrej në shqyrtim nga Komisioni i Mandateve.
Kjo pasi sipas tij, Komisioni i Mandateve merret me Kushtetutshmërinë dhe jo me vendimet e gjykatave.
“Në Komisionin e Mandateve edhe kërkesa e formuluar ishte shumë e thatë, me 5 fletë, të cilat më shumë ishin dispozita ligjore dhe vetëm një flerë ishte arsyetimi. Arsyetimi i vetëm është që kemi vendim gjykate.
Nuk merr në shqyrtim Komisioni i Mandateve vendimet e gjykatave. Merret me Kushtetutshmërinë.
Në nenin 134 të Kushtetutës janë të përcaktuar subjektet që i dërgohen GJK. Pra nuk mund t’i drejtohet Parlamenti, kryetarja e Kuvendit. Vetëm 1/5 e deputetëve”, tha Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë