Spahiu: Pas arrestit shtëpiak, gjykimi ndaj Berishës do zgjas afro 3 vjet
Analisti Kreshnik Spahiu foli në lidhje me kërkesën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën që SPAK e dorëzoi ditën e sotme në GJKKO.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se nëse Gjykata pranon kërkesën e SPAK masa ekzekutohet që të martën që është seanca për këtë çështje.
Më tej ai theksoi se Berisha do të qëndroj në ‘arrest shtëpie’ deri ditën që Gjykata të përfundoj hetimet që sipas tij mund të zgjasin deri pas vitit 2025.
“Vendimi me të gjithë kushtet, kohën rrethanat më të cilën duhet të zbatohet vendimi i arresti, i jepet policisë shtetit për ta ekzekutuar, duke zbatuar vendbanimin. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK ekzekutimi ndodh që të martën. Berisha nëse është në sallë, merret me makinë nga policia dhe shoqërohet për në banesë.
Nga aty polici qëndron në derë deri në ditën që Gjykata e deklaron të fajshëm apo të pafajshëm. Duhet të përfundoj hetimi, pastaj duhet të përfundoj gjykimi, gjë e cila është një procedurë që do të shkojë përtej zgjedhjeve të vitit 2025, pas zgjedhjeve. Është e domosdoshme që të respektohet vendimi i Gjykatës. Mund të ndodh që ndonjë Gjykatë të zhvlerësoj vendimin e arrestit shtëpiak, siç ndodhi me Jamarbër Malltezi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh