Masa për Berishën, avokati: Polic te dera, mund t’i ndalohet komunikimi me qytetarët

22 Dhjetor 2023 | 22:05

Avokati Kujtim Cakrani ka zbuluar detaje mbi vendimin që mund të marrë gjykata ditën e martë, lidhur me kërkesën e SPAK për masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Cakrani tha se nëse gjykata do të vendosë masën e “arrestit të shtëpisë” për Berishën, ka të drejtë të lërë edhe disa klauzola.

Sipas tij, klauzolat mund të jenë që të vendosë ose jo një polic pranë shtëpisë së Berishës, t’i lejojë hyrjen në rrjetet sociale ose jo, t’i lejojë komunikimin me persona të tjerë ose jo, etj.

“Është caktuar dita e martë, do të bëhet një proces gjyqësor ku Prokuroria do të kërkojë një masë shtrënguese, por është gjykata që do të vendosë, ajo mund edhe të mos e pranojë.

Nëse do të vendosë për arrest në shtëpi, ka të drejtë të lërë edhe disa klauzola. Mund të lërë një polic te dera e shtëpisë.

Edhe do të thotë nuk ka të drejtë të komunikojë në telefon, nuk ka të drejtë të hyjë në rrjetet sociale, nuk ka të drejtë të komunikojë me persona të tjerë që hyjnë në banesë.

Ajo mund të vendosë vetë arrest në shtëpi, pa detyruar shërbimet e Policisë që të qëndrojnë aty. Pra mund të bëjë një jetë normale”, tha Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026