“Janë vrarë 6 veta pas dëshmisë së Dumanit”, Karamuço: Pse s’duhen nxjerrë sekretet
Eksperti kriminalistik, Ervin Karamuço, deklaroi se informcionet sensitive të SPAK nuk duhen të publikohen në media. Ai tha se personat Brenda SPAK që nxjerrin seKrete hetimore në media duhet të hetohen, pasi ulin besueshmërinë te partmerët ndërkombëtarë, por dhe rrezikojnë nxitjen e veprimtarive kriminale.
Ai nënvizoi se vetëm nga nxjerra e dëshmisë së Nuredin Dumanit, në Shqipëri janë vrarë 6 persona.
“Me deklarimet e para të Dumanit na janë vrarë 6 veta, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Karamuço.
Duke shtuar se: “Ne të gjithë e përcollëm me shqetësim rastin e gazetarit Qyno. Të gjithë kemi kontaktuar me gazetarin, sidomos pas atyre pamjeve televizive për hyrjen në familje. Jemi të gjithë prindër dhe e përjetuam në këtë aspekt. Por duhet të dimë se ka një sekret profesional, pork a dhe një sekret hetimor. Sekreti profesional, normalisht që mbrohet burimi, por nga ana tjetër ka një sekret hetimor i cili ruan të dhëna që kanë të bëjnë edhe me të penduarit, ngjarje të tjera që mund të zbulohen prej saj, nga ana tjetër krijon një siguri të vazhdueshme të bashkëpunimit midis SPAK-ut dhe institucioneve ndërkombëtare që po na i sjellin këto informacione. Nëse partnerët shohin që informacionet dalin ën publik sa ia çojnë SPAK-ut, atëherë ata e bllokojnë dhe thonë jeni të pabesueshëm”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur